Sport

Ai nënshkroi me Arsenalin dhe u bë lojtari më i paguar i “Topçinjve”! Gjermania 'Bild' zbulon pagën e sulmuesit Kai Havertz...

Kai Havertz (24 vjeç) është lojtari i ri i nënkampiones së Anglisë.

1 Korrik 2023, 18:30 Nga DOSJA

Ai nënshkroi me Arsenalin dhe u bë lojtari më i paguar i

ANGLI - “Topçinjtë” shënuan goditjen e parë të verës me transferimin e futbollistit gjerman, në këmbim të cilit i paguan 75 milionë euro Chelsea. Megjithatë, Havertz nuk do të jetë transferimi më i shtrenjtë i bërë nga grupi londinez, me shtypin ndërkombëtar që njofton, se zyrtarët e Arsenalit do të paguajnë afërsisht 121 milionë euro për mesfushorin Declan Rice. 

Megjithatë, me transferimin e bërë, Kai Havertz bëhet futbollisti më i paguar në skuadrën e Arsenalit, siç raporton e përditshmja gjermane ‘Bild’, e cila ka publikuar edhe pagën. 

Futbollisti gjerman nënshkroi një kontratë të vlefshme për pesë vjet, pa përfshirë klauzolë përfundimi, për të arkëtuar 20 milionë euro në vit, siç shkruan burimi i cituar, pra afërsisht 1.6 milionë euro në javë. Paga e tij mund të jetë edhe më e lartë, megjithatë, nëse ai arrin bonuset e përfshira në marrëveshje. 

Paga e tij është dukshëm më e lartë, se ato ata që janë te skuadra e Arsenalit pas largimit të Pierre-Emerick Aubameyang në FC Barcelona në vitin 2022 dhe asaj të Mesut Ozil në Fenerbahce. Në sezonin e mbyllur së fundmi, futbollisti më i paguar i “Topçinjve” ishte Thomas Partey, paga e të cilit do të ishte rreth 12 milionë euro. 

Ai nënshkroi me Arsenalin dhe u bë lojtari më i paguar i

Havertz u prezantua zyrtarisht nga Arsenali të mërkurën në mbrëmje. Për transferimin e tij, “Topçinjtë” kanë paguar 65 milionë paund te Chelsea, afërsisht 75 milionë euro. Gjermani do të mbajë numrin 29 në formacionin e përgatitur nga Mikel Arteta. Fituesi i Champions League me Chelsean, gjermani luajti në 47 ndeshje dhe shënoi 9 gola në sezonin e fundit në “Stamford Bridge”. Havertz tani kalon te rivalët e Londrës, Arsenali, i cili luftoi për titullin deri në fund të sezonit të kaluar.

Për Havertz-in ky është klubi i tretë i karrierës së tij në nivel të lartë, pas Bayer Leverkusen dhe Chelsea. Në shtator të vitit 2020, londinezët paguan 80 milionë euro për ta transferuar nga Bundesliga. Havertz ka bërë 37 ndeshje dhe 13 gola për kombëtaren gjermane. 55 milionë euro përllogaritet vlera e tregut për gjermanin, sipas Tranfermarkt

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll