Bota

Vrau një 33-vjeçare dhe e hodhi në kanal, 65-vjeçari arrestohet pas 40 vitesh arrati

Ai ishte drejtor i një bordi lokal të ujit në Kaliforni.

1 Korrik 2023, 10:53 Nga a.l
Vrau një 33-vjeçare dhe e hodhi në kanal, 65-vjeçari
Donald Santini

SHBA- Një i dyshuar për vrasje në Florida, i cili konsiderohej si një nga njerëzit më të kërkuar në Amerikë, u arrestua pas gati katër dekadash në arrati. Donald Santini, 65 vjeç, dyshohet se përdori 13 pseudonime për t'iu shmangur arrestimit për vrasjen e një gruaje 33-vjeçare nga Florida në vitin 1984. 

Ai ishte drejtor i një bordi lokal të ujit në Kaliforni. Santini u ekstradua në Florida ku do të përballet me akuzën e vrasjes. Ai kërkohej për vrasjen e Cynthia Wood, një 33-vjeçare në atë kohë që po divorcohej me bashkëshortin e saj. Santini ishte personi i fundit që u pa me të më 6 qershor 1984 përpara se detektivët të zbulonin trupin e saj, të mbytur dhe të lënë në një kanal, shkruan BBC. 

"Arrestimi i Donald Santinit mbyll një çështje të gjatë të ftohtë dhe siguron drejtësi për viktimën dhe familjen e saj pas gati katër dekadash pritjeje," tha Sherifi Chad Chronister i Hillsborough County, Florida në një deklaratë .

Autoritetet thanë se ai u identifikua si i dyshuar menjëherë pas vrasjes dhe ai u largua menjëherë nga Hillsborough County. 

donald santini shba

Sondazh

Poll