Bota

Shkatërrimi nga lufta/ Banka Botërore i jep 1.5 miliardë dollarë Ukrainës për rindërtimin e vendit

Fondet do të garantohen nga qeveria japoneze dhe do të kanalizohen për të mbështetur sigurimet shoqërore dhe zhvillimin ekonomik, tha Schmihal në një postim në Telegram.

30 Qershor 2023, 15:53 Nga f.i
Shkatërrimi nga lufta/ Banka Botërore i jep 1.5 miliardë
foto ilustruese

UKRAINË- Ukraina do të marrë 1.5 miliardë dollarë nga Banka Botërore për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e vendit, tha të premten kryeministri Denys Shmyhal, shkruajnë mediat e huaja.

Fondet do të garantohen nga qeveria japoneze dhe do të kanalizohen për të mbështetur sigurimet shoqërore dhe zhvillimin ekonomik, tha Schmihal në një postim në Telegram.

Ukraina mbështetet në ndihmën financiare nga partnerët e saj të huaj për të qenë në gjendje të mbulojë deficitin e saj buxhetor. Ministria e financave tha se kishte marrë 3 miliardë dollarë mbështetje buxhetore nga partnerët e Ukrainës në qershor.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 30 Qershor 2023, 15:00 k.m.

Wagner-i nervozon vendet baltike

Foto ilustruese Pasojat nga rebelimi i dështuar i shefit të Wagner-it Yevgeny Prigozhin dhe mërgimi i tij në Bjellorusi ka nervozuar ve...

Bota 30 Qershor 2023, 14:54 k.m.

Dodik padit...veten

Milorak Dodik Lideri i entitetit serb në Bosnje njoftoi ka ngritur padi ndaj vetes dhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë,...