Politike

Autonomia spitalore/ Manastirliu: Mjekët, konsulta për pacientët pas orarit të punës

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se me aktin e miratuar nga qeveria, i hapet rrugë ofrimit të konsultave ambulatore nga mjekët, jashtë orarit zyrtar të punës, për pacientët jashtë sistemit të referimit.

29 Qershor 2023, 12:26 Nga m.s
Autonomia spitalore/ Manastirliu: Mjekët, konsulta për pacientët
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi sot një akt të rëndësishëm të Ministrisë së Shëndetësisë, që ka të bëjë me reformën spitalore, për të mundësuar krijimin e instrumenteve të cilat mbështesin profesionistët e shëndetësisë në sistemin spitalor. Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se me aktin e miratuar nga qeveria, i hapet rrugë ofrimit të konsultave ambulatore nga mjekët, jashtë orarit zyrtar të punës, për pacientët jashtë sistemit të referimit.

Manastirliu thotë se edhe pacientët mund të zgjedhin vetë mjekët që dëshirojnë të kryejnë konsultat, duke përcaktuar pagesa të tjera të përcaktuara nga bordi i spitalit. Ajo ka sqaruar se kjo do ndodhë vetëm në ato spitale që kanë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale.

"Çelja e autonomisë spitalore. Akti që ka kaluar sot është për mundësinë e ofrimit jashtë regjimit të punës të përcaktuar nga punëdhënësi në regjistrat antiambulatorë. 

Është një akt i cili ka një praktikë dyfishe. Të gjitha spitalet që do të ecin me modelin e ri me kartën menaxheriale, do të kenë mundësi për instrumentin për praktika dyfishe. 

Pra kjo i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore jashtë sistemit të regjimit apo të referimit. Pra mundet të kenë mundësinë të konsultohen me mjekët që duan, duke përcaktuar pagesa të tjera të përcaktuara nga bordi i spitalit. Kjo do ndodhë vetëm në ato spitale që kanë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale”, ka deklaruar Manastirliu.

 

ogerta manastirliu

Sondazh

Poll