Sport

Manchester City mposht me avantazh të ngushtë Bournemouth-in

2 Mars 2019, 17:32 Nga DOSJA
Manchester City mposht me avantazh të ngushtë Bournemouth-in

Manchester City është mjaftuar me një gol për të marr trepikëshin kundër Bournemouthit në stadiumin e Dean Court.

‘Citizens’ iu afruan golit në pjesën e parë kur De Bruyne i pasoi Bernardo Silva-s, i cili nuk arriti dot ë shënonte.

Në fund të gjysmës së parë, De Bruyne pësoi një lëndim dhe u detyrua ta lëshonte fushën. Në vend të tij, Pep Guardiola i dha mundësinë Riyad Mahrez.

Ishte pikërisht sulmuesi algjerian, ai që e mposhti portierin Artur Boruc (55′), falë një asisti të David Silvas, i cili e ndërtoi aksionin.

Me këtë fitore Manchester City rikthehet në vendin e parë me dy pikë para Liverpool-it i cili ka një ndeshje në dorë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport manchester city bournemouth premier league manchester city bournemouth premier league

Sondazh

Poll