Sport

Ekipi titullar i Barcelonës do të kushtonte 4.5 miliard euro

1 Mars 2019, 19:26 Nga DOSJA
Ekipi titullar i Barcelonës do të kushtonte 4.5 miliard euro

Pasi Paris Saint Germain i ‘vodhi’ Neymar-in Barcelonës në verën e vitit 2017 për shifrën e 222 milinë eurove, klubi katalanas është përgatitu që të mos lejojë që diçka e tillë të ndodhë përsëri.

Klauzola të çmendura i janë vendosur tashmë secilit lojtar titular të Barcelonës në kontratat e tyre.

I pari është Leo Messi, ku blaugranët ia ngritën klauzolën nga 400 në 700 milionë euro.

Pas numrit 10 të ekipit, ka një numër të madh lojtarësh që kanë një klauzolë 500 milionë euroshë, siç janë Busquests, Pique, Umititi, Sergi Roberto dhe më së fundmi Jordi Alba.

Totali i gjithë ekipit titular do arrinte shifrën e 4.5 miliard eurove.

Lojtari me çmimin më të ulët është Ivan Rakitic, me një klauzolë prej 125 milionë eurosh.

Kuptohet mirë qëllimi i katalunasve, pasi guan të sigurohen që asnjë nga yjet e tyre të mos largohen së paku pa marrë një çmim tepër të majmë për ta.

Kjo nuk limitohet thjesht me titullarët e ekipit, pasi ka lojtarë në akademi të cilët kanë klauzola 100-200 milionë euroshe.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona lionel messi miliarda euro barcelona lionel messi miliarda euro

Sondazh

Poll