Sport

A kthehet sot Messi ‘tjetër’ në Bernabeu? Rekordet dhe rëndësia e tij në El Clasico

2 Mars 2019, 14:01 Nga DOSJA
A kthehet sot Messi ‘tjetër’ në Bernabeu? Rekordet dhe

Nuk ka asnjë dyshim për rëndësinë e Messi-t në ekipin e Barcelonës, po këtë sezon, kalalunasit kanë provuar se munden të fitojnë kundër rivalëve të tyre më të mëdhenj edhe pa ndihmën e argjentinasit.

Messi nuk ishte në ekip gjatë Clasico-s së parë të sezonit ku Barcelona shkatërroi ‘Los Blancos’ me rezultatin 5-1 në Camp Nou.

Ai gjithashtu e nisi në stol ndeshjen e parë eliminatore në Kupën e Mbretit, duke u futur vetëm në gjysëm orëshin e fundit, por rezultati qëndroi i njejtë.

Të mërkurën e kaluar, Barcelona nxorri një rezultat 3-0 nga shtëpia e madrilenëve në ndeshen e dytë eliminatore të Kupës së Mbretit, ku Messi nuk përfshi në asnjërin prej golave.

Prapseprap Barcelona varet nga Messi, ku shihet qartë në golat e shënuar pasi ai ka 25 nga 65 golat në total të Barcelonës në La Liga.

Sidoqoftë, dia ndeshje të mira pas Messi-n nuk e nxjerrin 31 vjeçarin jashtë loje pasi prezenca e tij në fushë ka një ndikim pozitiv në ekip kundra çdo lloj skuadre kundërshtare.

Argjentinasi mundet të mos ketë shënuar kundër ‘Los Blancos’ në Kupë të Mbretit po ai ka çuar topin në rrjetë 12 herë në 18 ndeshje në Bernabeu kundër rivalëve të përjetshëm.

Rekordi i tij në shtëpinë e Real Madrid është 6 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje dhe nga 40 Clasico ai ka fituar 26 në total.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport el clasico la liga lionel messi real madrid barcelona 2 mars el clasico la liga lionel messi real madrid barcelona 2 mars

Sondazh

Poll