Sport

Barcelona ‘tallet’ me Modriç: “E ke më të lehtë ta blesh bluzën e Messit online”

1 Mars 2019, 16:24 Nga DOSJA
Barcelona ‘tallet’ me Modriç: “E ke më të

Barcelona është tallur me Luka Modric pas fotos që u bë virale ku dukej se ai kapte bluzën e Leo Messi-t në ‘El Clasico-n’ e kaluar.

Klubi katalunas ka treguar forcën në Santiago Bernabeu duke fituar me rezultat të thellë 3-0.

Kjo fitore në çerekfinale i ka siguruar një biletë për finalen e madhe të Copa del Rey, ku do të përballet me Valencian.

Ylli i mbrëmjes në këtë ndeshje ishte padyshim Luis Suarez, i cili shënoi dy gola, ndërsa i treti u shënua nga Raphael Varane.

Megjithatë, një situatë e sikletshme i ka ndodhur fituesit aktual të Topit të Artë, Modricit, i cili e kapi për fanelle Messin për ta ndaluar.

Kjo kapje për fanelle e Modricit ndaj Messit ka bërë që Barcelona të ironizojë me kroatin në rrjetet sociale.

 Është shumë më e lehtë që të marrësh fanellën e Messit në dyqanin tonë online.

 Edhe pse ndërhyrja ishte e dukshme dhe gjyqtari ishte afër, Modric arriti të shpëtoj pa u ndëshkuar. 

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport el clasico real madrid barcelona el clasico real madrid barcelona

Sondazh

Poll