Sport

Real Madrid-Barcelona/ Hakmarrje për madrilenët apo një tjetër turpërim në shtëpi?

2 Mars 2019, 13:36 Nga DOSJA
Real Madrid-Barcelona/ Hakmarrje për madrilenët apo një

 

Kur Barcelona dhe Real Madrid ndeshen kokë më kokë, aty luhet gjithmonë më shumë se thjesht për tre pikë apo për një kualifikim në fazën tjetër.

Faktori emocional dhe social shkon përtej çdo lloj aspekti sportiv gjatë një ‘El Clasiso-je’.

Sidoqoftë, pikët që luhen sot në mbrëmje në Santiago Bernabeu janë mjaft të rëndësishme, sidomos për Barcelonën.

Një fitore tjetër kundër Real Madridit do t’i hapë rrugën Barcelonës drejt një tjetër titulli kampion në Spanjë, pasi madrilenët do dilnin pak a shumë nga gara prej diferencës të pikëve e cila do shkonte në 12. Vetëm Atletiko Madrid do kishte një mundësi të konkuronte për La Liga, pavarsisht se shanset janë të pakta.

Të besuarit e Ernesto Valverde janë në dijeni se ky trepikësh do ti jepte pak qetësi ekipit përsa i përket kampionatit, me 12 ndeshje të ngelura në kalendar.

Në vend të dytë ndodhet ekipi I Diego Simeone, i cili ka vetëm 7 pikë diferencë me kampionët në fuqi.

La Liga nuk është vendosur akoma pa dyshim, por një fitore e dytë brenda javës në Bernabeu do i jepte atyre shtysën e fundit për tu shpallur kampion.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ela clasico la liga real madrid barcelona santiago bernabeu ela clasico la liga real madrid barcelona santiago bernabeu

Sondazh

Poll