Sport

Arrihet marrëveshja me Chelsea, për 70 milionë Mount kalon te Man.United!...

Manchester United ka arritur një marrëveshje me Chelsean për transferimin e afërt të Mason Mount.

29 Qershor 2023, 19:05 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja me Chelsea, për 70 milionë Mount kalon te

ANGLI - Mason Mount do të marrë kalimin e lakmuar te Manchester United, pasi “Djajtë e Kuq” arritën të përkulin rezistencën e Chelseat, pas ofertave të përsëritura.

E fundit e pranuar ka të bëjë me 64.000.000 euro dhe 6.000.000 të tjera në formë bonusi, me "blutë" që janë zbutur dhe kanë lejuar lojtarin t'i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të përfundojë diskutimet për kontratën e tij.

24-vjeçari anglez është produkt i “bluve” që nga viti 2005. Ai u kthye në profesionist në vitin 2017 dhe kaloi dy sezone në Fitzsee dhe Derby. Në total për londinezët ai ka 195 ndeshje, ku ka shënuar 33 gola, por këtë sezon ai humbi vendin e tij në formacion dhe për këtë arsye refuzoi të rinovojë kontratën e tij.

Diskutimet me United kanë nisur prej disa kohësh, por pengesë ka qenë gjithmonë Chelsea, që ka pretendime të larta. Bisedimet mes dy klubeve të Premierligës “ngrinë” ditët e fundit, por “Djajtë e Kuq” nuk u larguan asnjëherë nga tavolina dhe më në fund arritën të merrnin “Po”-në.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll