Bota

Dita e 3-të e TRAZIRAVE në Francë/ Protestat vazhdojnë deri në mëngjes, Polici që vrau adoleshentin i kërkon falje familjes së viktimës

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua.

30 Qershor 2023, 08:25 Nga a.l
Dita e 3-të e TRAZIRAVE në Francë/ Protestat vazhdojnë deri
Pamje pas vrasjes

FRANCË- Prej 3 ditësh Franca është 'pushtuar' nga protesta masive, pasi një efektiv qëlloi për vdekje një 17-vjeçar. Ai i ka kërkuar falje familjes së adoleshentit teksa ndodhej në paraburgim, njoftoi avokati i tij.

"Fjalët e para që ai tha ishin për të thënë falje dhe fjalët e fundit që tha ishin për t'i kërkuar falje familjes," tha Laurent Liénard në BFM-TV.

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje. 

proteste ne france

Sondazh

Poll