Bota

BE shpall paketën shtesë të mbështetjes për Moldavinë

Paketa e mbështetjes për Moldavinë ka pesë prioritete.

30 Qershor 2023, 07:24 Nga a.l
BE shpall paketën shtesë të mbështetjes për
Foto ilustruese

MOLDAVI- Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm njoftuan të mërkurën një paketë masash shtesë për të mbështetur Moldavinë në mënyrë që të afrojnë vendin me Bashkimin Evropian.

"Me paketën e sotme, BE tregon se qëndrojmë pranë Moldavisë dhe ne do të punojmë për të përshpejtuar integrimin dhe reformat tuaja evropiane. E ardhmja e Moldavisë qëndron në BE," tha presidentja e Komisionit Evropian Ersula von der Leyen.

Paketa e mbështetjes për Moldavinë ka pesë prioritete.  Ato kanë për qëllim lehtësimin e zhvillimit ekonomik, mbështetjen e reformave të Moldavisë, garantimin e sigurisë energjetike, rritjen e sigurisë së Moldavisë dhe kundërshtimin e manipulimit dhe ndërhyrjes së informacionit të huaj, duke përfshirë dezinformimin, shkruajnë mediat e huaja. 

“Moldavia është duke u përballur me sfida të rëndësishme, duke përfshirë një numër të madh refugjatësh, inflacion, kërcënime ndaj furnizimeve të saj me energji, shkelje të hapësirës së saj ajrore, si dhe një mori veprimesh hibride si dezinformimi dhe sulmet kibernetike”, tha Komisioni Evropian.

Masat e shpallura pritet të financohen nga rishpërndarja e fondeve pas propozimit të Komisionit Evropian të 20 qershorit për një rishikim të buxhetit të BE-së 2021-2027.

moldavi

Sondazh

Poll