Bota

Vrasja e 17-vjeçarit në Francë! Flet nëna e tij: Më morën fëmijën! Nuk fajësoj policinë, por oficerin që e qëlloi

Mounia tha se 17-vjeçari ishte fëmija i saj i vetëm.

29 Qershor 2023, 21:51 Nga f.i
Vrasja e 17-vjeçarit në Francë! Flet nëna e tij: Më
nëna e 17-vjeçarit

FRANCË- Mounia, nëna e Nahelit, 17-vjeçarit që u qëllua për vdekje nga një efektiv policie të martën ka deklaruar se nuk fajëson të gjithë forcën e policisë, vetëm oficerin që qëlloi me armë zjarri dhe vrau djalin e saj, raporton BBC.

"Unë nuk fajësoj policinë. Oficeri nuk duhej të vriste djalin tim. Ai pa fytyrën e një arabi, të një fëmije të vogël, donte t’i merrte jetën. Më kanë marrë fëmijën”, thotë Mounia.

Ajo drejtoi një marshim në kujtim të djalit të saj, pasi tha se ai ishte "jeta ime, shoku im më i mirë". Në një video, të shpërndarë në internet, Mounia tha se 17-vjeçari ishte fëmija i saj i vetëm.

protesta ne france vrasja e 17 vjecarit

Sondazh

Poll