Bota

Tensionet në veri/ Hovenier: Letra drejtuar Biden shqetësuese! Kosova nuk është përgjigjur pozitivisht ndaj kërkesave

Hovenier theksoi se shqetësimi është për faktin që deri tani Qeveria e Kosovës nuk i ka marrë për bazë kërkesat e ShBA-së për shtensionimin e situatës në veri.

29 Qershor 2023, 21:20 Nga f.i
Tensionet në veri/ Hovenier: Letra drejtuar Biden shqetësuese! Kosova
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se duhet të jetë shqetësim letra e tetë senatorëve amerikanë që iu drejtua presidentit amerikan, Joe Biden, për të shprehur shqetësimin e tyre për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

"Letra do të duhej të jetë shkak për shqetësim për të gjithë ne dhe mendoj se i pasqyron jo vetëm pikëpamjet e senatorëve, por edhe të një numri të zyrtarëve amerikanë, përfshirë edhe brenda administratës së Biden-it. Jemi të shqetësuar. Jemi partneri më i ngushtë i Kosovës dhe përkushtimi i popullit amerikan ndaj vetë Kosovës dhe popullit të Kosovës mbetet po aq i qëndrueshëm si gjithmonë”,-tha ai.

Hovenier theksoi se shqetësimi është për faktin që deri tani Qeveria e Kosovës nuk i ka marrë për bazë kërkesat e ShBA-së për shtensionimin e situatës në veri.

"I kemi kërkuar qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë disa veprime specifike për të ndihmuar në zbutjen e situatës në veri për të ndihmuar që të ecim përpara për të mirën e Kosovës dhe stabilitetit rajonal. Dhe jemi të shqetësuar që Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur pozitivisht ndaj këtyre kërkesave. Jam është i habitur që Kosova akoma nuk ka përgjigje pozitive ndaj kërkesave të aleatëve të saj,"-u shpreh Hovenier.

jeffrey hovenier tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll