Bota

Grenell: Administrata Biden bëri gabim strategjik me tërheqjen e tyre nga Kosova

Grenell u shpreh se fokusi i administratës Biden në Kosovë ishte që të sillnin sa më shumë vende pune dhe për këtë duhet që trupat e NATO-s të pakësohen. 

29 Qershor 2023, 21:48 Nga I.A
Grenell: Administrata Biden bëri gabim strategjik me tërheqjen e tyre
Richard Grenell

SHBA- I dërguari special i ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, Richard Grenell deklaroi se administrata e presidenti Joe Biden bëri një gabim strategjik me tërheqjen e saj nga Kosova dhe lënien e udhëheqjes së dialogut europianëve. Gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Grenell u shpreh se fokusi i administratës Biden në Kosovë ishte që të sillnin sa më shumë vende pune dhe për këtë duhet që trupat e NATO-s të pakësohen. 

‘Si Ukraina dhe Kosova, do të ishin në pozita shumë ndryshe nëse president do të ishte Donald Trump. Një prej pikave të marrëveshjes ishte se do të merrej 1 vit nga koha kur u nënshkrua marrëveshje nuk do të kishte fushatë për njohje të reja apo tërheqje njohjesh. Kjo gjë do të bëhej me qëllim që të rritej ekonomia. Fatkeqësisht pozita e administratës Biden, ishte që amerikanët të tërhiqeshin pas dhe europianët do të ishin udhëheqës të dialogut Kosovë-Serbi. Mendoj se ky ishte një gabim strategjik. Kemi parë trupa të NATO-s, që duheshin shtuar në Kosovë. Kur isha unë i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, unë hodha idenë që trupat e NATO-s të pakësoheshin dhe arsyeja ishte sepse po bënim progres të madh ekonomik, dhe bizneset që po vonin nga e gjithë bota në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe rajon të mos kishin idenë e një konflikti të mundshëm. Kompanitë perëndimore nuk vijnë nëse mendojnë se kanë probleme me sigurinë. Kur ke trupa të NATO-s brenda, është një mesazh i tmerrshëm për biznesin se vendi dhe rajoni nuk është i sigurtë për biznes. Gjithë fokusi i administratës Trump ishte sjellja e vendeve të punës në rajon’, tha Grenell.

richard grenell tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll