Bota

Pas aksionit të policisë në Manëz, Prokurori i Përgjithshëm i Iranit: Ndaj tyre do ketë gjyq ndërkombëtar, janë ngritur 700 aktakuza

Mohammad Jaafar Montazeri tha se sistemi gjyqësor ka përgatitur 700 aktakuza kundër anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK). 

29 Qershor 2023, 20:16 Nga I.A
Pas aksionit të policisë në Manëz, Prokurori i
Mohammad Jaafar Montazeri

IRAN- Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Islamike ka njoftuar planet për të mbajtur një gjyq ndërkombëtar për të gjykuar anëtarët e opozitës së mërguar të qeverisë iraniane. Mohammad Jaafar Montazeri tha se sistemi gjyqësor ka përgatitur 700 aktakuza kundër anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK). 

Montazeri tha se gjykata do të mblidhet së shpejti për të ndjekur penalisht këta individë. Njoftimi erdhi një javë pasi policia shqiptare më 20 qershor bastisi një kampin në Manzë ku strehohen mijëra anëtarë të MEK-ut dhe sekuestroi dhjetëra kompjuterë. Grupi dyshohet se ka orkestruar sulme kibernetike kundër institucioneve të huaja. Autoritetet thanë se 36 persona, përfshirë oficerë policie dhe anëtarë të MEK, u plagosën dhe disa makina policie u dëmtuan gjatë bastisjes në kampin Ashraf 3. Përfaqësuesit e MEK-ut pretenduan se një i moshuar vdiq si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia, por autoritetet shqiptare mohuan përgjegjësinë.

mohammad jaafar montazeri aksioni ne mek

Sondazh

Poll