Bota

Inteligjenca artificiale, shefi i Microsoft: Nuk është kërcënim për njerëzimin, por duhet kontrolluar

 Smith shprehu angazhimin e Microsoft për të kontribuar me ide konstruktive për të informuar punën e vazhdueshme për rregullimin e AI.

29 Qershor 2023, 20:34 Nga f.i
Inteligjenca artificiale, shefi i Microsoft: Nuk është
Brad Smith

SHBA- Brad Smith, presidenti i Microsoft është shprehur së fundmi se inteligjenca artificiale nuk përfaqëson një kërcënim për njerëzimin. Reuters shkruan se Smith shprehu angazhimin e Microsoft për të kontribuar me ide konstruktive për të informuar punën e vazhdueshme për rregullimin e AI.

"Ne kemi nevojë për frena sigurie që do të sigurojnë që AI të mbetet nën kontrollin e njeriut. Ne mund ta bëjmë këtë, dhe kjo është koha e duhur për t’u bashkuar dhe për të kuptuar se si. Ne duhet ta kemi atë në shumë shtresa, në mënyrë që ta mbajmë gjithmonë nën kontroll këtë teknologji. Mendoj se nëse e bëjmë këtë mirë, do të kuptojmë se ky nuk është një rrezik ekzistencial”, u shpreh ai.

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll