Bota

Pastruesit në SHBA i ndodh e papritura! Fiku frigoriferin pasi zhurma e shqetësonte, shkatërroi 25 vite punë kërkimore

25 vite punë kërkimore e studiuesve dhe shkencëtarëve u shkatërrua në më pak se një minut, me një veprim të vetëm nga një pastrues i institucionit.

29 Qershor 2023, 16:45 Nga f.i
Pastruesit në SHBA i ndodh e papritura! Fiku frigoriferin pasi zhurma e
foto ilustruese

SHBA- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Institutin Politeknik Rensselaer në Troy, në SHBA. Pastruesi i kolegjit pasi u shqetësua nga zhurma e bezdisshme që vinte nga një frigorifer që mbante mikroorganizma nga disa eksperimente dhe kërkime bio-kimike vendosi të fikte pajisjen, duke shkatërruar kështu 25 vite kërkime universitare.

Materiali mbahej në një temperaturë -80 gradë Celsius dhe pasi pajisja u fik temperatura u rrit në -30 gradë Celsius, gjë që shkaktoi shkatërrimin e materialit që ruhej, raporton The Guardian. Për pasojë plot 25 vite punë kërkimore e studiuesve dhe shkencëtarëve u shkatërrua në më pak se një minut, me një veprim të vetëm nga një pastrues i institucionit.

Instituti Politeknik Rensselaer (RPI), në Troy, po padit punëdhënësin e pastruesit, duke pretenduar se nuk kishte trajnimin e duhur. Sipas padisë të paraqitur në gjykatën supreme të Nju Jorkut në qarkun Rensselaer në fillim të këtij muaji, universiteti po kërkon më shumë se 1 milion dollarë dëmshpërblim.

shba troy

Sondazh

Poll