Bota

Dogji Kuranin në Suedi! Iraku kërkon ekstradimin e Salwan Momika

Momika tha se do ta digjte Kuranin për të shprehur mendimin e tij për librin e shenjtë islam. 

29 Qershor 2023, 15:33 Nga f.i
Dogji Kuranin në Suedi! Iraku kërkon ekstradimin e Salwan Momika
Salwan Momika

IRAKU- Gjykata e Lartë e Irakut ka ndërmarrë hapa për ekstradimin e Salwan Momika, me origjinë irakiane, i cili dogji Kuranin në Suedi dhe për ta nxjerrë atë para gjykatës në Irak, raportojnë mediat e huaja.

Refugjati irakian Salwan Momika, 37 vjeç, dogji Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm në ditën e Kurban Bajramit. Ai shkeli me këmbë mbi librin e shenjtë dhe vendosi proshutë të ndaluar në Islam midis faqeve, përpara se ti vinte zjarrin dhe ta shkelmonte si një top. Momika tha se do ta digjte Kuranin për të shprehur mendimin e tij për librin e shenjtë islam. 

Ministria e Jashtme e Irakut në deklaratën e saj dënoi djegien e Kuranit. “Ky veprim është provokim kundër muslimanëve. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë përgjegjësi ndaj të gjitha formave të ekstremizmit”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se është për t’u habitur se si autoritetet suedeze lejuan këtë.

salwan momika dogji kuranin ne suedi suedi murekezi

Sondazh

Poll