Bota

Histori frymëzimi/ Në moshën 16-vjeçare nuk dinte të lexonte, tani po merr një diplomë nga universiteti

26-vjeçarja luftoi me disleksinë dhe ADHD. Ajo filloi përsëri nga e para në një program të financuar nga bordi i saj lokal i arsimit, dhe tani shpreson të mbështesë fëmijët e tjerë

29 Qershor 2023, 15:09 Nga m.s
Histori frymëzimi/ Në moshën 16-vjeçare nuk dinte të
Chloe McRoberts

SKOCI- Në moshën 16-vjeçare, Chloe McRoberts nuk dinte të shkruante e të lexonte, e tashmë ajo po merr një diplomë. Chloe McRoberts nga Ayr, Skoci, do të marrë diplomën e saj nga Glasgow Caledonian University këtë javë. 26-vjeçarja luftoi me disleksinë dhe ADHD. Ajo filloi përsëri nga e para në një program të financuar nga bordi i saj lokal i arsimit, dhe tani shpreson të mbështesë fëmijët e tjerë me radhë, raportojnë mediat greke.

Chloe McRoberts tha: “E kuptova se isha disleksike kur isha rreth klasës së tretë. Kur arrita në klasën e gjashtë, babai im ndërroi jetë, gjë që i vështirësoi gjërat. Gjithmonë kam pasur probleme në klasë, jo vetëm me lexim, shkrim dhe numra. Sjellja ime ishte mjaft e çrregullt dhe më vonë u diagnostikova me ADHD (çrregullim i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes).

Në arsimin e mesëm, ajo nuk kishte akses në mbështetjen mësimore që i nevojitej. “Nuk mund të ulesha dhe të punoja në klasë, por doja shumë të isha atje”, tha e reja. “Ishte sikur gjërat të kishin kuptim brenda kokës sime, por kur u përpoqa t'i shkruaja ose t'i thoja, asgjë nuk kishte kuptim. U ndjeva shumë e zhgënjyer”.

Nëna e saj madje la punën për të mbështetur vajzën e saj, por Chloe përfundimisht e la shkollën para se të diplomohej. Ndonëse ndjeu se kishte mbetur mbrapa bashkëmoshatarëve të saj, ajo ishte e vendosur të rikuperonte terrenin e humbur. “E dija se isha në humor për të shkuar në universitet, por më dukej shumë larg. M'u deshën mbi 10 vjet për të arritur atje. Jam krenare për veten”, tha e reja.

Tani, ajo punon në një grup që ndihmon fëmijët me vështirësi në shkolla të ndryshme.

"Unë gjithashtu kam mësuar gjuhën britanike të shenjave dhe jam e kualifikuar për këtë, dhe shpresoj ta heq atë pengesë edhe për njerëzit", tha më tej ajo. 

Chloe McRoberts rrëfeu se është e emocionuar për diplomimin e saj të ardhshëm, dhe mendon se babai i saj i ndjerë do të ishte shumë krenar për të. “Do të jetë një ditë e mrekullueshme”, tha ajo e emocionuar.

 

chloe mcroberts

Sondazh

Poll