Bota

Vendimi i gjykatës për emigrantët, Braverman: Nuk do bëj hap pas! Populli britanik dëshiron të ndalojë varkat

Braverman tha se ishte e zhgënjyer nga vendimi, por tha se gjykata kishte pranuar që zhvendosja e azilkërkuesve në një vend të tretë të sigurt do të ishte i ligjshëm. 

29 Qershor 2023, 15:23 Nga f.i
Vendimi i gjykatës për emigrantët, Braverman: Nuk do bëj hap
Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Suella Braverman, sekretarja e brendshme, në një deklaratë tha se ishte e zhgënjyer nga vendimi, por tha se gjykata kishte pranuar që zhvendosja e azilkërkuesve në një vend të tretë të sigurt do të ishte i ligjshëm, raporton The Guardian.

“Kjo është ajo që unë jam e vendosur të bëj dhe nuk do të bëj një hap pas nga kjo. Ne kemi nevojë për zgjidhje inovative për të shkatërruar modelin e biznesit të bandave të kontrabandimit të njerëzve, prandaj kemi krijuar këtë partneritet me Ruandën. Gjykata e apelit ka qenë e qartë se politika e zhvendosjes së azilkërkuesve në një vend të tretë të sigurt për shqyrtimin e kërkesave të tyre është në përputhje me konventën e refugjatëve. Ndërsa jemi të zhgënjyer me vendimin e tyre në lidhje me sistemin e azilit të Ruandës, unë do të kërkoj leje për ta apeluar këtë,” -tha Suella Braverman Sekretarja e Brendshme.

 

vendimi per azilkerkuesit

Sondazh

Poll