Bota

Borrell thirrje: Nëse Kosova dhe Serbia s’kontribuojnë në shtensionim, do të ketë kosto

Borrell ka deklaruar sot se do të kërkojë nga shtetet anëtare që të bëjnë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë që të shmanget përshkallëzmi dhe që gjendja të kthehet në normalitet.

29 Qershor 2023, 15:46 Nga f.i
Borrell thirrje: Nëse Kosova dhe Serbia s’kontribuojnë në
Josep Borrell

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka deklaruar sot se do të kërkojë nga shtetet anëtare që të bëjnë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë që të shmanget përshkallëzmi dhe që gjendja të kthehet në normalitet.

Para fillimit të samitit dyditor të udhëheqësve të BE-së, Borrell ka thënë se nëse vendet nuk kontribuojnë në depërshkallëzimin e situatës do të ketë kosto, raporton Kosovapress.

Ndërkohë, situata e sigurisë në Kosovë dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të diskutohen sot dhe nesër nga udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll