Bota

Kreu inçest! Babai tregon sesi vrau 7 foshnjat e vajzës së tij

Burri rrëfeu të 7 vrasjet

29 Qershor 2023, 14:43 Nga A.B

 

Kreu inçest! Babai tregon sesi vrau 7 foshnjat e vajzës së tij
Autori

 

INDONEZI- Një baba që kreu inçest me vajzën e tij në Indonezi ka pranuar se ka vrarë të shtatë foshnjat që i lindi. Siç tha ai kishte bërë seks me të për 11 vjet.

Krimet e tmerrshme dolën në dritë pas zbulimit të pesë skeleteve të foshnjave nga punëtorët që pastronin një ish-liqen në një fshat qendror të Java-s, më 15 qershor. Policia hetoi gjetjet e tmerrshme dhe mori në pyetje të dyshuarin, i cili thuhet të jetë një burrë 57-vjeçar.

Ai rrëfeu se kishte bërë seks me vajzën e tij biologjike 25-vjeçare që kur ishte adoleshente, duke pretenduar se një shaman i kishte thënë se do të bëhej i pasur duke e bërë këtë.

Gjatë asaj kohe lindën shtatë foshnja dhe babai pranoi se i mbyti të gjitha para se t'i varroste në zonën e liqenit, raporton gazeta The Straits Times.

Në vitin 2011, burri besohet se është takuar me një shaman. Atij i thanë se nëse donte të bëhej i pasur, do të duhej të bënte seks me vajzën e tij shtatë herë.

Vajza e vrasësit, e cilësuar vetëm si E, mësohet se është një fëmijë që ka pasur me gruan e tretë.

Duke folur për mediat, shefi i policisë lokale Agus Supriadi Siswanto citohet të ketë thënë: "Nëna nuk mundi të bënte shumë sepse i dyshuari e kishte kërcënuar se do ta vriste".

Nëna e viktimës e dinte për inçestin dhe e ndihmonte vajzën e saj të lindte çdo herë.

Sondazh

Poll