Art&Argëtim

Pete Davidson futet në qendër rehabilitimi

Aktori ka kërkuar më parë ndihmë për probleme të shëndetit mendor. Ai u diagnostikua në vitin 2017 me çrregullim të personalitetit dhe u zbulua se vuante nga depresioni dhe ankthi.

29 Qershor 2023, 12:50 Nga k.m.
Pete Davidson futet në qendër rehabilitimi
Pete Davidson

SHBA- Gjërat duket se janë bërë të vështira për aktorin Pete Davidson, pasi raportohet se ai u fut në një qendër rehabilitimi. Lajmin e ka dhënë një burim pranë aktorit për NBC Neës. Deri më tani nuk dihet pse ai është futur në rehabilitim.

Aktori ka kërkuar më parë ndihmë për probleme të shëndetit mendor. Ai u diagnostikua në vitin 2017 me çrregullim të personalitetit dhe u zbulua se vuante nga depresioni dhe ankthi.

Në dhjetor 2019, ai vetë kishte bërë shaka për problemet e tij: Do të shkoj me “pushime”. E dini, lloji i pushimeve që i paguajnë sigurimet. Shkon në një vend ku të marrin telefonin dhe lidhësit e këpucëve. Dhe ju keni shokë dhome, por gjithsesi kushton rreth 100,000 dollarë.

pete davidson

Sondazh

Poll