Art&Argëtim

Fansja i hodhi në skenë hirin e nënës së vdekur, shokohet Pink: S’e di sesi ndihem për këtë

Këngëtarja Pink është përballur me një situatë të sikletshme, ku teksa po performonte, një fanse i ka hedhur në skenë një qese me hirin e nënës së saj të vdekur.

28 Qershor 2023, 10:20 Nga m.s
Fansja i hodhi në skenë hirin e nënës së vdekur,
Pink ne skene

LONDËR- Këngëtarja Pink është përballur me një situatë të sikletshme, ku teksa po performonte, një fanse i ka hedhur në skenë një qese me hirin e nënës së saj të vdekur. Ajo u trondit teksa po performonte në koncertin e saj “British Summer Time”, në Londër.

Pink ndaloi së kënduari, mori qesen dhe e mbajti përpara turmës, shkruajë mediat e huaja.

“A është kjo nëna jote”, e pyeti ajo fansen e paidentifikuar.

"Nuk e di se si ndihem për këtë", tha Pink, përpara se të vendoste hirin e supozuar në skenë dhe të rifillonte performancën e saj të "Just Like a Pill".

43-vjeçarja vijon turneun e saj nëpër botë, duke përfshirë shumë ndalesa në SHBA, përpara se ta mbyllë atë në muajin mars të 2024 në Australi.

pink

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Qershor 2023, 12:59 m.s

Spotify, kundër komenteve të Princ Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle SHBA- Drejtuesit e Spotify ka të ngjarë të jenë "tmerruar" nga komentet që Princi Harry i bëri...