Art&Argëtim

Çfarë ndodhi?! Në gjendje jo të mirë shëndetësore, Madonna shtyn turneun botëror, shtrohet në kujdesin intensiv

Madonna ka shtyrë turneun botëror pas qëndrimit në kujdesin intensiv me infeksion të rëndë bakterial.

28 Qershor 2023, 22:10 Nga f.i
Çfarë ndodhi?! Në gjendje jo të mirë
Madonna

SHBA- 'Mbretëresha e popit' Madonna ka shtyrë turneun botëror pas qëndrimit në kujdesin intensiv me infeksion të rëndë bakterial, shkruajnë mediat e huaja.

Lajmi për fansat është konfirmuar nga menaxheri i saj, Guy Oseary i cili me anë të një postimi në Instagram njoftoi se është anuluar turneu i cili do të fillonte në 15 korrik.

"Më 24 qershor, Madonna pësoi një infeksion të rëndë bakterial. Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, por ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një rikuperim i plotë. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Ne do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t'i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara,"-njoftoi ai.

Çfarë ndodhi?! Në gjendje jo të mirë

madonna

Sondazh

Poll