Art&Argëtim

Madonna gjendet pa ndjenja, dërgohet me urgjencë në spital, familjarët: Po përgatiteshim për më të keqen

Gjendja e saj shëndetësore ishte aq e rëndë, sa të afërmit e saj po përgatiteshin për më të keqen, ka thënë një anëtar i familjes

29 Qershor 2023, 08:39 Nga m.s
Madonna gjendet pa ndjenja, dërgohet me urgjencë në spital,
Madonna

SHBA- Madonna, këngëtarja 64-vjeçare është gjetur pa ndjenja në Nju Jork të shtunën dhe është dërguar në spital, ku u intubua gjatë natës. Gjendja e saj shëndetësore ishte aq e rëndë, sa të afërmit e saj po përgatiteshin për më të keqen, ka thënë një anëtar i familjes për "Daily Mail".

Të mërkurën, menaxheri i saj Guy Oseary njoftoi se ajo vuante nga një 'infeksion serioz bakterial' dhe se i duhej kohë për t'u rikuperuar, kështu që po shtynte turneun e saj, që do të fillonte në Vankuver më 15 korrik.

I afërmi i këngëtares së lindur në Michigan tha për "Daily Mail" se ata kaluan disa ditë traumatike, të pasigurtë nëse ajo do t'ia dilte mbanë. Anëtari i familjes tha se kjo një thirrje zgjimi për Madonnën, e cila beson se është 'e pathyeshme' dhe e ka shtyrë veten jashtëzakonisht shumë për t'u përgatitur për turneun.

"Për dy ditët e fundit, askush nuk e dinte se në cilin drejtim do të kthehej, dhe familja e saj po përgatitej për më të keqen", tha i afërmi. 

“Kjo është arsyeja pse u mbajt sekret që nga e shtuna. 

"Të gjithë besuan se ne mund ta humbim atë dhe ky ka qenë realiteti i situatës."

Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve. Lourdes ishte pranë saj gjatë shtrimit në spital, raportoi "The New York Post".

Burime pranë këngëtares thanë se ajo ka punuar gjatë gjithë kohës, për t'u siguruar që turneu i saj të jetë perfekt, ku njëra tregon se ajo ka bërë prova gjashtë ditë në javë.

madonna

Sondazh

Poll