Art&Argëtim

Pas shpërthimit katastrofik të nëndetëses, "Titanik" rikthehet në Netflix

Regjisori i filmit, James Cameron, foli për katastrofën e Titanit, duke thënë për BBC se ai “e ndjeu se një “ngjarje ekstreme katastrofike” kishte ndodhur.

28 Qershor 2023, 15:30 Nga f.i
Pas shpërthimit katastrofik të nëndetëses,
Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet

SHBA- Filmi klasik i vitit 1997, "Titanik" do të kthehet në Netflix më 1 korrik, pas shpërthimit tragjik të nëndetëses Titan në një udhëtim për të eksploruar mbytjen e famshme të anijes, ku humbën jetën 5 persona.

Filmi u largua nga platforma e transmetimit në gusht 2022 , shkruajnë mediat e huaja.

Regjisori i filmit, James Cameron, foli për katastrofën e Titanit, duke thënë për BBC se ai “e ndjeu se një “ngjarje ekstreme katastrofike” kishte ndodhur. Cameron, i cili është gjithashtu një eksplorues i detit të thellë, tha se ai ka parë rrënojat 33 herë.

Nëndetësja Titan humbi kontaktin 1 orë e 45 minuta në udhëtimin e saj drejt rrënojave të Titanic dhe disa pjesë të saj u gjetën ditë më vonë.

anija titanik titanik

Sondazh

Poll