Aktualitet

"Qeveria ka në fokus prerjen e paligjshme të pyjeve”, Kala: Do të ketë masa shtrënguese në Kodin Penal

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala, tha se po shihen masa shtrënguese në Kodin Penal për ashpërsimin e masave për zjarrëvëniet me dashje.

28 Qershor 2023, 09:33 Nga m.s
"Qeveria ka në fokus prerjen e paligjshme të pyjeve”, Kala:
Artur Kala

SHKODRA- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala, në një intervistë të dhënë nga Shkodra, tha se po shihen masa shtrënguese në Kodin Penal për ashpërsimin e masave për zjarrëvëniet me dashje. Duke bërë një bilanc të situatës, ai tha se dëmtuesi kryesor i pyjeve sot janë zjarret, teksa në vitin e kaluar ka pasur rreth 3500 hektarë pyje të djegur. Gjatë takimit të zhvilluar për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Qarkun e Shkodrës, Kala i bëri apel qytetarëve që të mbrojnë pyjet.

“Viti që shkoi kishte tregues më të vegjël. Sipërfaqja totale e vitit të kaluar është 3500 hektarë e djegur. Është shqetësuese. Zjarri është dëmtuesi kryesor. 

Ne po marrim të gjitha masat, për parandalimin e dëmeve. Po shihen masa shtrënguese dhe në Kodin Penal. Apeli është për qytetarët, të gjithë duhet t’i mbrojmë pyjet dhe të kujdesemi, sidomos në periudhën korrik-gusht. Kemi komunikuar me të gjitha strukturat përgjegjëse. 

Qeveria ka pasur në fokus dhe prerjen e paligjshme të pyjeve. Nga 1000 specialistë që parashikon ligji kemi 600 të tillë, po punojmë për të rritur numrin. Duhet të rrisim të gjithë vëmendjen. Infrastruktura nuk është aty ku duhet”.

artur kala

Sondazh

Poll