Aktualitet

Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 28 qershor 2023

Titujt kryesorë të portaleve në vend

28 Qershor 2023, 08:44 Nga m.s
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve,
Dosja.al

TIRANË- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të lajmeve në portale. Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. Besimtarët u mblodhën në sheshin "Skëndërbej" për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Lajmi është kryeartikull në shumë portale si “Dosja.al”, “Ora News”, “Panorama”, “Shqiptarja.com”. 

"Lapsi" ka një shkrim ku KLP i hap rrugën për në Prokurorinë e Tiranës familjares së katërt të deputetes socialiste. KLP miratoi të martën me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projekt-aktet për renditjen e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj. Ndërsa “Syri” ka një intervistë të ish-deputetit Nard Ndoka, i cili analizonte situatën në të cilën ndodhet PD-ja në këtë momente.

titujt e portaleve

Sondazh

Poll