Konstituohet këshilli Bashkiak i Himarës, kryetar zgjidhet Dhimitër Kapaj
Mbledhja TIRANË- Me 13 vota Dhimitër Kapaj, i PS-së u zgjodh kryetari i këshillit bashkiak të Himarës. Në garë...
Gjykata e Lartë thekson se propozimi duhet të ishte konsultuar edhe komunitetin e zonës, me subjektet privatë të prekura apo të interesuara, sa kohë kishin të drejtën e kundërshtimit për përfshirjen e pronës private si zonë e mbrojtur.
Gjykata e Lartë shfuqizoi vendimin e këshillit të ministrave datë 26 korrik 2018 në të cilin qeveria vendosi zgjerimin e parkut kombëtar të malit të Tomorrit me 1383 hektarë të tjerë, që u konsiderua aso kohe si një lëvizje për të minimizuar aktivitetin e guroreve.
Pesë gjyqtarët e kolegjit administrativ të Gjykatës së Lartë sikurse edhe Gjykata e Apelit Administrativ, i japin të drejtë paditësit, një shoqatë e veprimtarisë minerare e cila kundërshtoi qeverinë duke thënë se shpallja e zonës së mbrojtur mjedisore është kryer jo në përputhje me planin kombëtar të zonave të mbrojtura.
Sipas Gjykatës së Lartë ministri i Turizmit dhe Mjedisit veproi në kundërshtim me ligjin duke i dërguar Këshillit të Ministrave propozimin për zgjerimin e zonës së mbrojtur, në mungesë të dokumentacionit të domosdoshëm.
Gjykata e Lartë thekson se propozimi duhet të ishte konsultuar edhe komunitetin e zonës, me subjektet privatë të prekura apo të interesuara, sa kohë kishin të drejtën e kundërshtimit për përfshirjen e pronës private si zonë e mbrojtur.
Konkretisht vëren Gjykata e Lartë mungonte vendimi i Këshillit Kombëtar të territorit për ndryshimin e sipërfaqes së zonës konkrete. Në një dokument që i përket 2019 të dorëzuar gjatë gjykimit, rezultoi se nga shtatori i 2015 e deri në momentet e lëshimit të shkresës, këshilli nuk kishte miratuar asnjë vendim për parkun kombëtar Mali i Tomorrit.
Vlerësimi i kritereve për shpalljen e një zonë të mbrojtur thuhet më tej në vendim nuk kryhet në zyrat e institucioneve publike, por ato kanë nevojë për ekspertizën e institucioneve akademike, ekspertë të fushës por edhe nga banorët.
Rekursi i palëve të treta Ministria e Turizmit, bashkia dhe avokatura e shtetit të cilat kërkuan që çështja të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese nuk u konsideruan të bazuara nga Gjykata e Lartë. Ky vendim u hap rrugë për të fituar subjekteve private, të tipit gurore të cilat kanë ngritur padi për shpërblim dëmi./Top Channel
Mbledhja TIRANË- Me 13 vota Dhimitër Kapaj, i PS-së u zgjodh kryetari i këshillit bashkiak të Himarës. Në garë...
Lorik dhe Monica Cana TIRANË- Bashkëshortja e Lorik Canës, Monica, ka zbuluar prapaskena interesante nga fillimet e lidhjes së tyre. Pe...
Agim Ajazi AUSTRALI- 34-vjeçari Agim Ajazi me origjinë shqiptare, i kthyer në luftëtar të radikalizuar, i cili luftoi qeverin&e...
Kanabis ELBASAN- Policia ka finalizuar fazën e dytë të operacionit 'Krasta'. Policia ka identifikuar 3 autorë të kultivimit n...
Qytetaret HIMARË-Dosja.al ju sjell me video situatën jashtë Bashkisë së Himarës. Siç shihet dhe nga pamjet, qytetar&eu...
foto ilustruese LIBRAZHD- Një 52-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi e ka marrë rrjedha e ujit në kanalin vaditës ...
rajoni i policise Fier FIER- Një 37-vjeçare e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, por kishte kohë që kishte nd&e...
Vangjel Dule dhe ambasadorja greke HIMARË- Ambasadorja greke në Shqipëri, Eleni Sourani dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet q&...
Gruaja ne gjykate GJERMANI- Një 25-vjeçare me origjinë shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm p&eum...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka lëshuar 20 urdhër arreste për trafik narkotikesh...