Aktualitet

E mori para rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, humb jetën 52-vjeçari

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh. L., 52-vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd, i cili ishte roja e këtij kanali vaditës, ku për pasojë ka humbur jetën.

27 Qershor 2023, 11:17 Nga m.s
E mori para rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, humb
foto ilustruese

LIBRAZHD- Një 52-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi e ka marrë rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh. L., 52-vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd, i cili ishte roja e këtij kanali vaditës, ku për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi nga policia

Librazhd/Pasditen e djeshme, në fshatin Letëm, Librazhd, dyshohet se aksidentalisht, për shkak të prurjeve të larta, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, ka marrë shtetasin Sh. L., 52 vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd (roja e këtij kanali vaditës), i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

vdes 52-vjecari

Sondazh

Poll