27 Qershor 2023, 12:05
Nga k.m.
Lorik dhe Monica Cana
TIRANË- Bashkëshortja e Lorik Canës, Monica, ka zbuluar prapaskena interesante nga fillimet e lidhjes së tyre. Personat më të rëndësishëm dhe më të afërt të ish-futbollistit shqiptar kanë folur në dokumentarin “Lorik”, i cili iu kushtua kapitenit legjendar.
Monica e ka treguar historinë e dashurisë me ish-futbollistin, duke zbuluar një detaj që nuk dihej deri më tani...të dy ishin ndarë për disa muaj pasi Lorik Cana dëshironte një grua shqiptare.
“Shkoj me disa shoqe të miat në restorant. Aty ishte një tryezë e madhe dhe unë ulem përballë. Aty ishte edhe Loriku dhe shpesh shkëmbenim shikime dhe buzëqeshje. Në fund vjen kamerierja për ta sjell faturën dhe ma sjell edhe një letër me numrin e telefonit dhe me emrin. Kur shkoj në shtëpi i shkruaj: ‘Ka ikur koha e letrave. Duhet të ishe ngritur nga tryeza dhe të më flisje’. Ai nuk më tregoi se ishte futbollist, më tha se do të largohej për një javë për arsye të punës dhe do të më shkruante kur të kthehej. Ai ishte në grumbullim me Kombëtaren,”- tregon fillimisht në dokumentar bashkëshortja e Canës.
Më pas, tregoi edhe momentin e ndarjes...
“Kemi dalë pasi është kthyer dhe pas tre muajsh më la. Më la sepse e donte gruan shqiptare. Normalisht që u ndjeva keq sepse më la thjesht për faktin që isha italiane dhe se isha dikush thjesht për ta kaluar kohën. I thashë: ‘Në rregull, paç fat’. Disa kohë më vonë ndodhesha në një servis dhe e dëgjoj një zhurmë makine. Ishte makina e tij. E pyes nëse e kishte gjetur gruan dhe më thotë jo. I them se mund të dilnim për darkë dhe kështu u lidhëm sërish për të mos u ndarë më,"-zbuloi ajo.
lorik cana monica cana
Aktualitet
27 Qershor 2023, 11:29
m.s
Agim Ajazi
AUSTRALI- 34-vjeçari Agim Ajazi me origjinë shqiptare, i kthyer në luftëtar të radikalizuar, i cili luftoi qeverin&e...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 11:33
A.B
Kanabis
ELBASAN- Policia ka finalizuar fazën e dytë të operacionit 'Krasta'. Policia ka identifikuar 3 autorë të kultivimit n...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 11:22
A.B
Qytetaret
HIMARË-Dosja.al ju sjell me video situatën jashtë Bashkisë së Himarës. Siç shihet dhe nga pamjet, qytetar&eu...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 11:17
m.s
foto ilustruese
LIBRAZHD- Një 52-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi e ka marrë rrjedha e ujit në kanalin vaditës ...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 11:06
m.s
rajoni i policise Fier
FIER- Një 37-vjeçare e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, por kishte kohë që kishte nd&e...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 11:02
A.B
Vangjel Dule dhe ambasadorja greke
HIMARË- Ambasadorja greke në Shqipëri, Eleni Sourani dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule pritet q&...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 10:51
A.B
Gruaja ne gjykate
GJERMANI- Një 25-vjeçare me origjinë shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm p&eum...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 10:41
A.B
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka lëshuar 20 urdhër arreste për trafik narkotikesh...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 10:40
m.s
Peter Saraci
SHKODËR- Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universitetit të Shkodrës, Peter Saraçi, ka deklaruar se...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 10:18
m.s
Bujar Spahiu
TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përcjellë një urim ndaj të gj...