Bota

Blinken bisedë telefonike me Kurtin/ Sekretari amerikan: Plani i propozuar nga BE e vetmja zgjidhje për uljen e tensioneve

Ai thekson se plani prej 3 pikësh i propozuar nga BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes palëve. 

27 Qershor 2023, 07:41 Nga a.l
Blinken bisedë telefonike me Kurtin/ Sekretari amerikan: Plani i propozuar
Antony Blinken dhe Albin Kurti

KOSOVË- Sekretari amerikan, Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një postim në Twitter, Blinken bën me dije se i ka kërkuar de-përshkallëzimin e situatës në Veri dhe kthimin e menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ai thekson se plani prej 3 pikësh i propozuar nga BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes palëve. 

“Fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të nxitur de-përshkallëzimin në veri të Kosovës dhe një kthim të menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, shkruan ai. 

Lidhur me bisedën telefonike ka reaguar edhe zyra e Kryeministrit.  Në njoftim thuhet se Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës. Kryeministri i Kosovës ka thënë se zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit. U fol edhe për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët.

antony blinken albin kurti

Sondazh

Poll