Bota

Shtensionimi i situatës në veri, Blinken telefonon Kurtin, Kryeministri: Zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit

Kurti ka thënë se për zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit.

26 Qershor 2023, 22:50 Nga I.A
Shtensionimi i situatës në veri, Blinken telefonon Kurtin,
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Siç njoftohet, Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës, ku kanë theksuar se zgjedhjet e reja duhen paraprirë nga sundimi i ligjit.

U bisedua edhe për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët. Më tej theksohet se Kurti ia ka përmendur Blinkenit konfiskimin e armatimit e municionit të shumtë në një makinë me targa serbe.

“U folë për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte. Të dy u pajtuan që të mbeten në komunikim të rregullt e të dendur në funksion të paqes e sigurisë në Kosovë e drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

anthony blinken albin kurti

Sondazh

Poll