Bota

Lirimi i 3 policëve të Kosovës/ Varheliy: Të shpallen menjëherë zgjedhjet e reja

Ai kërkon depëshkallëzim të situatës në veri, përfshirë këtu zgjedhjet e reja dhe themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. 

27 Qershor 2023, 07:37 Nga a.l
Lirimi i 3 policëve të Kosovës/ Varheliy: Të shpallen
Oliver Varheliy

Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi ka mirëpritur vendimin e autoriteteve serbe për lirimin nga paraburgimi të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Ai kërkon depëshkallëzim të situatës në veri, përfshirë këtu zgjedhjet e reja dhe themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. 

“Deeskalimi duhet të vazhdojë, zgjedhjet e reja komunale duhet të organizohen pa vonesa dhe Marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen përfshirë krijimin e Asociacionit  të komunave me shumicë serbe”,ka shkruar në Twitter, Varhelyi.

Lirimi i 3 policëve të Kosovës/ Varheliy: Të shpallen
Postimi

Tre policët u morën peng në veri dhe u liruan dje. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më dtaë 26 qershor u mbajtën në paraburgim në Serbi në qytetin e quajtur Krelavë.  

oliver varheliy

Sondazh

Poll