Bota

Shpërthime gjatë mesnatës në veri të Kosovës, dëmtohen dy makina, policia bllokon lagjen e boshnjakëve

Si pasojë e shpërthimeve janë dëmtuar dy makina të parkuara, ndërsa ende nuk ka gjurmë lidhur me përgjegjësit.

27 Qershor 2023, 07:43 Nga A.B
Shpërthime gjatë mesnatës në veri të Kosovës,
Foto ilustruese

KOSOVË- Sërish shpërthime në veri të Kosovës. Gjatë mbrëmjes së djeshme pak para mesnatës, kanë ndodhur dy shpërthime. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës. Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimeve janë dëmtuar dy makina të parkuara, ndërsa ende nuk ka gjurmë lidhur me përgjegjësit.

Ndërkohë, Policia ka bllokuar lagjen e boshnjakëve dhe po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.

Kujtojmë se shpërthimet vijnë pas lirimit të tre policëve të Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ndërsa zyrtarët serbë theksuan që do të luftojnë për lirimin e të arrestuarve serbë në Kosovë të cilët sipas tyre janë vënë në pranga pa asnjë provë gjyqësore, pavarësisht se disa prej të arrestuarve njihen për krimet e kryera në veri të vendit dhe sulmet ndaj KFOR-it në datë 29 maj./Dosja.al

tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll