Bota

AUDIO- Donald Trump pranon se kishte dokumente sekrete: Më janë dhënë mua, do mbetet mes nesh

Dokumentet, sipas ish-presidentit amerikan, kanë të bëjnë me një sulm amerikan ndaj Iranit

27 Qershor 2023, 07:32 Nga A.B
AUDIO- Donald Trump pranon se kishte dokumente sekrete: Më janë
Donald Trump

SHBA- Publikimi i një klipi audio në të cilin Donald Trump dëgjohet në një diskutim të korrikut 2021 në një klub golfi në New Jersey duke pranuar se kishte dokumente të klasifikuara u bë publike nga CNN. Ky diskutim është një pjesë kritike e provave në prokurorinë e ish-presidentit amerikan për trajtimin e informacionit të klasifikuar.

Sipas CNN, Trump në këtë dialog i referohet një dokumenti nga Pentagoni amerikan me planet e sulmit amerikan ndaj Iranit. Në dokumentin audio dëgjohet Trump duke u thënë bashkëbiseduesve të tij “këto janë dokumentet. Këto janë përgatitur nga ushtarakët dhe më janë dhënë mua”, duke theksuar se këto dokumente mbeten të klasifikuara.

“Unë mund t'i kisha deklasifikuar si president. Tani nuk mundem, por kjo mbetet sekret”, shton ish-presidenti amerikan.

Kujtojmë se Trump është deklaruar i pafajshëm për 37 akuzat e ngritura kundër tij në lidhje me menaxhimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në resortin e tij në Mar a Lago, Florida./Dosja.al

donald trump

Sondazh

Poll