Bota

Deputetja britanike pas takimit me Kurtin: Kosova ia vlen të mbrohet

Pas takimit Kearns ka zbuluar detaje nga takimi me kryeministrin e Kosovës, ku në fokus të diskutimeve ishte situata në veri.

26 Qershor 2023, 21:47 Nga f.i
Deputetja britanike pas takimit me Kurtin: Kosova ia vlen të mbrohet
Albin Kurti dhe Alicia Kearns

BRITANI E MADHE- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Kryetaren e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns. Pas takimit Kearns ka zbuluar detaje nga takimi me kryeministrin e Kosovës, ku në fokus të diskutimeve ishte situata në veri.

“Kosova ia vlen të mbrohet. Duhet të qëndrojmë krah partnerëve tanë. Ishte shumë produktiv takimi me Kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes, për të diskutuar se si të de-përshkallëzohet situata, kthimi i tre policëve të rrëmbyer kosovarë, mbështetja e komunitetit serb në Kosovë dhe milicia e mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar ajo.

Në anën tjetër Qeveria ka njoftuar më herët se me deputeten Kearns, kryeministri Kurti ka diskutuar për qeverisjen, progresin në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe.

“Vëmendje të veçantë iu dha zhvillimeve të fundit në katër komunat veriore në Kosovë dhe sulmeve të organizuara nga grupe kriminale atje ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve, si dhe përfshirjen aktive të Serbisë në tensionimin e situatës deri te rrëmbimi i tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës, për të cilët Serbia duhet të mbahet përgjegjëse ndonëse ata u liruan sot gjatë ditës”, -thuhet në njoftim.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll