Politike

Debate dhe tone të ashpra në Këshillin Bashkiak të Durrësit, anëtarët lënë Sakon me ‘fjalë në gojë’: S’jep dot

11 Tetor 2019, 18:23 Nga DOSJA
Debate dhe tone të ashpra në Këshillin Bashkiak të

DURRËS– Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës është shoqëruar nga debate të ashpra pasi kryetarja është konfliktuar me këshilltarët për pikën 4 të rendit të ditës “Për miratimin e përdorimit të fondit prej 117,736,220 lekë të kursyera nga procedurat e prokurimit për vitin 2019”, në të cilën ishte parashikuar rikonstruskioni i godinës së bashkisë.

Mësohet se Kryetari i grupit socialist, Alfred Mullaraj, është shprehur se nuk mund të kërkohet rikonstruksion godine bashkie kur ka shumë emegjenca në kopshte, çerdhe apo familjet e prekura nga tërmeti.

Por sipas Sakos, Mullaraj nuk duhet të fliste pasi ai si kryetar qarku nuk ka asnjë dijeni mbi situatën e termeteve.

S’ke dijeni për situatën mbi tërmetet dhe nuk ke ,arrë pjesë në ditët e vështira që kaloi qyteti pas tërmetit,”– mësohet të ketë thënë Sako.

Sako ka vijuar më tej duke u kërkuar dy drejtuesve të saj, drejtoreshës së Shërbimeve dhe Ekonomisë, që të bëjnë rezyme të situatës në të cilën ndodhet godina e Bashkisë Durrës.

Këtu ka ndërhyrë edhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Ani Dyrmishi, i cili e ka shpallur mbkedhjen të mbyllur.

“Nuk ke asnjë kompetencë për vendimmarrje në mbledhjet e grupit,”– mësohet të jetë shprehur Dyrmishi duke mbyllur mbledhjen.

Më pas anëtarët janë larguar nga salla duke e lënë Sakon të fliste, e cila filloi të përdorte tone të ashpra pas përgjigjes së Dyrmishit.

Këshilli Bashkiak Durrës miratoi sot shkarkimin e sekretarit Armand Tragaj pas sherrit me kreun e PS-së, Luan Zaza.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debate ne mbledhjen e keshillit bashkiak te durresit mblidhet keshilli bashkiak i durresit valbona sako debate ne mbledhjen e keshillit bashkiak te durresit mblidhet keshilli bashkiak i durresit valbona sako

Sondazh

Poll