Politike

Sherri i fortë me kreun e PS Durrës, shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak, Armand Tragaj

Ai ditën e djeshme u përfshi në një konflikt me kreun e PS në Durrës, ku nuk munguan as grushtet mes njëri-tjetrit. Ndërkohë më sohet se zyrtarizimi i shkarkimit do të bëhet nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës.
Featured image of article: Sherri i fortë me kreun e PS Durrës, shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak, Armand Tragaj

DURRËS- Pas sherrit të djeshëm në Partinë Socialiste në Durrës, ka arrdhur dhe shkarkim i parë. Sipas buriemve të Dosja.al, mësohet se sot është shkarkuar sekretari i Këshillit Bashkiak në Durrës, Armand Tragaj.

Ai ditën e djeshme u përfshi në një konflikt me kreun e PS në Durrës, ku nuk munguan as grushtet mes njëri-tjetrit. Ndërkohë më sohet se zyrtarizimi i shkarkimit do të bëhet nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës.

“Ditën e premte, më datë 11.10.2019, do të mblidhet Këshilli Bashkiak pranë Bashkisë Durrës. Mbledhja, e cila do të mbahet në orën 17:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak do të ketë në rend dite këto çështje: Për miratimin e shkarkimit të Z. Armand Tragaj nga Sekretar i Këshillit Bashkiak Durrës dhe emërimin në këtë detyrë të Znj. Dorina Milaj”, shkruhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme u publikua një lajm nga ABC News ku shkruhej se lufta për pushtet i ka ndarë socialistët durrsakë në dy kampe. Në artikull shkruhej se Luan Zaza dhe Armant Tragaj  janë përplasur fizikisht në ambjentet e një lokali pranë bashkisë së qytetit, pasi është propozuar shkarkimi i Tragajt.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment