Politike

Vendimi i BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Rama: Realiteti konkuron fantazinë e Kafkës dhe Kadaresë

11 Tetor 2019, 17:35 Nga DOSJA
Vendimi i BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin që pritet të marrë Bashkimi Europian për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Në një status në Twitter, Rama e ka krahasuar realitetin brenda BE-së si një fantazi që konkuron edhe dy shkrimtarët më të pakonkurueshëm, Ismail Kadarenë dhe Franc Kafkën.

Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme…,”– shkruan Rama në Twitter.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria, siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

Skeptike për hapjen e nëegociatave me Shqipërine mbeten Holanda dhe Franca.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama franc kafka hapja e negociatave per shqiperine ismail kadare edi rama franc kafka hapja e negociatave per shqiperine ismail kadare

Sondazh

Poll