Politike

Shkarkohet mes debatesh Armand Tragaj, zëvendësohet nga Dorina Milja: Vendim politik

11 Tetor 2019, 16:31 Nga DOSJA
Shkarkohet mes debatesh Armand Tragaj, zëvendësohet nga Dorina Milja:

DURRËS– Këshilli Bashkiak Durrës miratoi sot shkarkimin e sekretarit Armand Tragaj pas sherrit me kreun e PS-së, Luan Zaza.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në mbledhjen e pasdites së sotme, këshilltarët mes debatesh të shumta votuan shkarkimin e Tragajt si pjesë e Këshillit Bashkiak.

Kryetari i Këshillit Ani Dyrmishi deklaroi të mbyllur mbledhjen dhe u ngrit dhe doli nga salla. Veprimi i tij u pasua edhe nga këshilltarët e tjerë, ndërkohë që kryetarja Sako vazhdonte fliste.

Armand Tragaj u zëvendësua nga Dorina Milja.

Gjatë fjalës së tij para Këshillit Bashkiak, Tragaj deklaroi se shpresonte që votimi për shkarkimin e tij të ishte votimi i fundit politik dhe votimet e tjera të këshilltarëve të jenë në interes të qytetarëve.

“Luftën politike e keni brenda kësaj salle. Do të vazhdoj të kontribuoj për vendin tim, jo si pjesë e politikës. Më vjen keq që nuk do të jem më pjesë e bashkisë”, u shpreh Tragaj, ku theksoi se do të vazhdonte të kontribuonte për qytetin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorina milja keshilli bashkiak i durresit sherr mes socialisteve ne durres shkarkohet armand tragaj dorina milja keshilli bashkiak i durresit sherr mes socialisteve ne durres shkarkohet armand tragaj

Sondazh

Poll