Bota

Kremlini akuzoi SHBA-në për përfshirje në rebelimin e Wagner-it, Biden: Nuk kemi lidhje

Biden ka deklaruar se SHBA nuk ishte e përfshirë në rebelimin e Wagner në Rusi dhe se nuk merret me çështjet e brendshme ruse.

26 Qershor 2023, 18:55 Nga f.i
Kremlini akuzoi SHBA-në për përfshirje në rebelimin e
Joe Biden

SHBA- Presidenti i amerikës Joe Biden ka deklaruar se SHBA nuk ishte e përfshirë në rebelimin e Wagner në Rusi dhe se nuk merret me çështjet e brendshme ruse, shkruan CNN.

“Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë. Nuk kishim asnjë lidhje me të. Kjo ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus,”- tha Biden.

Në fjalimin e tij, Biden shtoi se ai ka folur me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke i siguruar këtij të fundit se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kievin, pavarësisht nga ajo që ndodhi në Moskë. Më herët, Moska tha se po heton nëse agjencitë perëndimore të spiunazhit kanë luajtur një rol në kryengritjen e grupit ëagner dy ditë më parë në Rusi.

lufta civile ne rusi joe biden

Sondazh

Poll