Bota

Kryengritja e Wagner në Rusi! Putin dhe Lukashenko i drejtohen sonte qytetarëve: Do u përgjigjemi të gjitha pyetjeve

Pak minuta pasi u njoftua se Vladimir Putin do të bënte "një numër deklaratash" nga Kremlini këtë mbrëmje, aleati i tij i ngushtë Alexander Lukashenko ka ndarë mesazhin e tij.

26 Qershor 2023, 21:03 Nga f.i
Kryengritja e Wagner në Rusi! Putin dhe Lukashenko i drejtohen sonte
Alexandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin pritet të dalë në një deklaratë për mediat vendase, ku do të flasë për kryengritjen e Wagner dhe ngjarjet  e fundit politike në vend. 

“Putini do të bëjë një sërë deklaratash të rëndësishme këtë mbrëmje,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kanalit televiziv shtetëror Zvezda.

Pak minuta pasi u njoftua se Vladimir Putin do të bënte "një numër deklaratash" nga Kremlini këtë mbrëmje, aleati i tij i ngushtë Alexander Lukashenko ka ndarë mesazhin e tij, raportojnë mediat e huaja.

Shërbimi i shtypit për presidentin bjellorus shkroi në Telegram: Shumë pyetje, versione dhe supozime... E para do të tregojë gjithçka, do t'ju përgjigjet gjithçkaje shumë shpejt! Ndiqni axhendën!" 

lufta civile lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll