Bota

Zelenskyy viziton ushtarët në rajonin e Donetsk: Ju jeni ukrainasit e vërtetë

Përveç kësaj, Zelenskyy u dha çmime ushtarëve për shërbimin e tyre ushtarak dhe mbajti një moment heshtje për të vrarët në luftë.

26 Qershor 2023, 18:22 Nga f.i.
Zelenskyy viziton ushtarët në rajonin e Donetsk: Ju jeni ukrainasit e
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy vizitoi ushtarët ukrainas në pozicionet e vijës së parë pranë Bakhmut në rajonin e Donetsk, raportojnë mediat e huaja.

"Ukraina është krenare për secilin prej jush. Ju jeni të mëdhenj dhe të fortë. Ju jeni ukrainasit tanë të vërtetë”, -tha presidenti ukrainas.

Gjatë vizitës së tij, Zelenskyy mori përditësime në lidhje me situatën në vijën e parë. Përveç kësaj, Zelenskyy u dha çmime ushtarëve për shërbimin e tyre ushtarak dhe mbajti një moment heshtje për të vrarët në luftë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll