Bota

Sveçla takon tre policët: Po vazhdojnë të përndiqen nga Serbia

Përmes një njoftimi për mediat thuhet se të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë i’u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt, që nënkupton se ndaj tyre do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia.

26 Qershor 2023, 17:50 Nga f.i
Sveçla takon tre policët: Po vazhdojnë të përndiqen
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pasditen e kësaj të hënë ka zhvilluar një takim me tre zyrtarët policorë kufitarë, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, të cilët ishin rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe, afër vijës kufitare.

Përmes një njoftimi për mediat thuhet se të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë i’u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt, që nënkupton se ndaj tyre do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia.

“Gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë por me vullnet të fortë dhe kurajë për të vazhduar detyrën në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, thuhet në njoftim.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll