Aktualitet

VIDEO/ Po eksporonte Syrin e Ciklopit, turisti çek bie nga lartësia

Policia i ka shkuar në ndihmë turistit, i cili tashmë ndodhet në gjedje të mirë shëndetësore.   

26 Qershor 2023, 20:44 Nga I.A
VIDEO/ Po eksporonte Syrin e Ciklopit, turisti çek bie nga
Turisti

TIRANË- Një turst çek është lënduar ditën e sotme në Krrabë. Mësohet se turisti 61-vjeçar me iniciale V.Sh po eksploronte vendin e quajtur Syri i Ciklopit në Krrabë në momentin që ka rrëshkitur dhe ka rënë nga një lartësi. Policia i ka shkuar në ndihmë turistit, i cili tashmë ndodhet në gjedje të mirë shëndetësore.   

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, i vijnë në ndihmë 1 turisti çek, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur "Syri i Ciklopit", në Krrabë. Sot, rreth pasdites, në zonën e quajtur "Syri i Ciklopit", në Krrabë, duke eksploruar natyrën, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasi çek V. Sh., 61 vjeç. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t'i ardhur në ndihmë 61-vjeçarit. Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe shërbimit mjekësor është bërë e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë. Për shkak të terrenit mjaft të vështirë, turisti çek është transportuar me barrelë deri në rrugën e makinave. Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

 

turisti cek

Sondazh

Poll