Aktualitet

Arrestimi i 2 shqiptarëve në Greqi, Artan Hoxha: Shumë politikanë dhe zyrtarë të lartë në vend janë spiunë të Athinës

Hoxha me anë të një postimi në Facebook, ka theksuar se kjo ishte një hakmarrje për Fredi Belerin.

26 Qershor 2023, 20:04 Nga I.A
Arrestimi i 2 shqiptarëve në Greqi, Artan Hoxha: Shumë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkulloi sot se Greqia ka arrestuar dy shqiptarë që akuzohen për spiunazh. Hoxha me anë të një postimi në Facebook, ka theksuar se kjo ishte një hakmarrje për Fredi Belerin. Sipas tij, në politikë dhe institucione ka shumë zyrtarë që janë spiunë rusë, kështu që nuk ka arsye që dy të moshuar të spiunonin një bazë detare.

Postimi i Hoxhës:

Mbani frymën njerëz… Greqia paska arrestuar 2 shqiptarë, që po spiunonin për llogari të Shqipërisë???!!! Wwwoooowww… Bëri vaki dhe kjo pune???!!! Se deri tani, shqiptarët e kthyer në “greke falls” për letra, spiunonin Shqiperinë për llogari të Greqisë…. Sot në mëngjes, sapo doli lajmi se Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar nuk e miratoi lirimin e Fredi Belerit për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës, në mediat greke erdhi përgjigjja flakë për flake. Ushtria greke arrestoi dy shtetas shqiptarë, 63 vjeç dhe 67 vjeç, me akuzën e spiunazhit në një bazë detare greke… Deri këtu e mirekuptojmë situatën.

Grekët janë tërbuar pse u kemi arrestuar një spiun prej vërteti dhe si kundërpërgjigje na arrestuan dy “spiunë” fals. Po mire mo qirje Qirjako Mitsotaqi, që sapo fitove zgjedhjet e dyta brenda një muaji në Greqi, këta shqiptaret e arrestuar për spiunazh afër bazës detare greke, kujt do t’i spiunon?! Shërbimit sekret shqiptar, Ushtrisë së Niko Peleshit apo qeverise se Edi Ramës???!!! Sepse hesapi këtej kufirit na del ndryshe. Shumë politikane dhe zyrtarë të nivelit të larte të Shqipërisë, janë spiunë grekë!!!! Si përfundim, ushtria greke, paska arrestuar dy “spiune fals” shqiptarë, të cilët spiunonin Greqinë, te politikanet dhe zyrtaret e shtetit shqiptare, që janë spiunet e vërtete të Greqisë????!!!!

artan hoxha

Sondazh

Poll