Aktualitet

FOTOJA- Makina përplas efektivët e “Shigjetave” te Komuna e Parisit

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia Rrugore, ndërsa nuk dihet nëse ka apo jo persona të lënduar nga aksidenti.

26 Qershor 2023, 18:06 Nga k.m.
FOTOJA- Makina përplas efektivët e “Shigjetave” te Komuna
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ku është përfshirë një automjet dhe një motor i efektivëve të forcave “Shigjetat”. Siç shihet nga këto pamje të siguruara nga newsbomb.al, ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim.

FOTOJA- Makina përplas efektivët e “Shigjetave” te Komuna
Pamje nga aksidenti

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia Rrugore, ndërsa nuk dihet nëse ka apo jo persona të lënduar nga aksidenti. 

Po ashtu, siç edhe duket nga pamjet, efektivi i Policisë Rrugore është duke dokumentuar aksidentin e ndodhur.

tirane

Sondazh

Poll